Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi brigjet e Filipineve.
Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë paralajmëroi për lëkundje të tjera të mundshme dhe dëme shtesë, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e situatës në zonat e prekura.
Pas tërmetit, u lëshuan alarme për cunami në Filipine, Indonezi, Japoni dhe Australi, megjithëse disa prej tyre u hoqën pas disa orësh. Lëkundjet e forta shkaktuan shembjen e shumë ndërtesave, me pamje dramatike që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., njoftoi se ka urdhëruar të gjitha agjencitë qeveritare të reagojnë menjëherë për përballimin e emergjencës. Ai konfirmoi gjithashtu pezullimin e procesit mësimor në të gjithë vendin deri në një njoftim të dytë, për shkak të situatës së krijuar nga tërmeti.