Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës.
Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se në QSUT ndodhen aktualisht 12 persona të lënduar, prej të cilëve 7 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të lënduarve përfshihen edhe një fëmijë dhe një i mitur.
Gjithashtu, një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Be First to Comment