Skip to content

Rama konfirmon bonus të ri për pensionistët, ja kur nis shpërndarja

Qeveria ka miratuar këtë të martë një vendim të ri në mbështetje të pensionistëve, duke akorduar për herë të parë një bonus veror.

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi se të gjithë përfituesit e pensioneve do të marrin një bonus prej 5 mijë lekësh të rinj (50 mijë lekë të vjetër). Sipas qeverisë, shpërndarja e bonusit do të nisë nga data 1 korrik.

 

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila sqaroi se përfitues do të jenë të gjitha kategoritë e pensionistëve.

 

“Duke parë performancën e ekonomisë gjatë pesëmujorit të parë të vitit, si edhe të ardhurat shtesë të mbledhura nga institucionet, vendosëm të akordojmë një bonus vere për pensionistët me vlerë 5 mijë lekë. Nga kjo masë do të përfitojnë 777.200 qytetarë. Efekti financiar është 3.7 miliardë lekë dhe mbulon të gjithë përfituesit e pensioneve. Ne do të vazhdojmë të kemi një vëmendje të veçantë për rritjen e të ardhurave të pensionistëve”, deklaroi Ibrahimaj.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *