Skip to content

Pezullohet kreu i IMT-së, Rigers Sheqeri – Dyshohet për abuzim me lejet e ndërtimit!

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri.

Sipas raportimeve të News24, ai dyshohet për abuzim me lejet e ndërtimit. Vendimi është marrë me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të një skeme të dyshuar abuzimi që lidhet me lejet dhe ndërtimet në Tiranë.

Published inNews Shqip