Skip to content

Urdhër i prerë nga Teherani: Nga e mërkura në shënjestër 18 kompanitë më të mëdha amerikane!

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron sulme ndaj 18 kompanive amerikane në Lindjen e Mesme

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi të martën se ka vendosur në shënjestër 18 kompani amerikane që operojnë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Sipas raportimeve, sulmet pritet të nisin më 1 prill, si një kundërpërgjigje ndaj veprimeve që Teherani i konsideron si sulme kundër Iranit.

Në listën e publikuar përfshihen disa nga kompanitë më të mëdha teknologjike dhe industriale në botë, mes tyre Microsoft, Google, Apple, Intel, IBM, Tesla dhe Boeing.

“Në rast të çdo akti terrorist kundër Iranit, këto kompani duhet të presin goditje ndaj njësive të tyre përkatëse, si pjesë e kundërpërgjigjes,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipas të njëjtit burim, sulmet do të nisin nga ora 20:00, sipas orës së Teheranit, ditën e mërkurë, më 1 prill.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *