Skip to content

Probleme globale me Meta-n, bien Facebook, Messenger dhe Instagram

Përdorues të shumtë në mbarë botën kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook, Messenger dhe Instagram.

 

Sipas raportimeve të para, platformat e Meta-s po shfaqin ndërprerje në funksionim, duke pamundësuar përdorimin normal të lajmeve në Facebook, dërgimin e mesazheve në Messenger dhe aksesin në Instagram.

 

Problemet janë evidentuar edhe nga platforma e monitorimit DownDetector, e cila regjistron në kohë reale raportimet për ndërprerje dhe mosfunksionim të shërbimeve online. Të dhënat tregojnë se numri i raportimeve është rritur ndjeshëm, duke sugjeruar një problem të përhapur në shkallë globale.

 

Sipas grafikut të publikuar nga DownDetector, vështirësitë në funksionimin e këtyre aplikacioneve kanë nisur rreth orës 15:00, ndërsa deri më tani Meta nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e problemit.

 

Miliona përdorues po përballen me vështirësi në përdorimin e rrjeteve sociale më të njohura në botë, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga kompania Meta.

Published inNews Shqip