Skip to content

Protesta e sotme në shesh, Ambasada e SHBA-së del me paralajmërim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar një njoftim sigurie lidhur me protestat e paralajmëruara për sot, 18 shtator, në qendër të Prishtinës.

Sipas njoftimit, tubimet pritet të zhvillohen duke nisur nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të marrin pjesë edhe disa organizata të mëdha.

Ambasada paralajmëron se protestat mund të sjellin grumbullime të shumta njerëzish, bllokime të rrugëve dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve në zonat pranë sheshit.

Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe rrugët përreth gjatë kohës së tubimeve.

Në njoftim këshillohet gjithashtu që personat që ndodhen pranë zonës së protestave të tregojnë kujdes, të qëndrojnë të informuar mbi situatën dhe të ndjekin njoftimet e autoriteteve për çdo zhvillim të ri.

Published inNews Shqip