Skip to content

Rama paralajmëron zhvillime të reja: “Nesër kam një surprizë”

Rama publikon video mes protestës: “Kjo është kënga ime e preferuar”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale teksa jashtë zyrës së tij zhvillohej protesta, duke publikuar një video ku dëgjohet në sfond thirrja e protestuesve: “Rama, jep dorëheqjen.”

Në videon e publikuar, Rama shfaqet duke punuar për fjalimin që pritet të mbajë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe të Qeverisë, ndërsa me ironi komentoi sloganin e protestuesve.

“Përshëndetje! Nuk e di nëse e dëgjoni, por kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke përgatitur fjalën për nesër dhe desha ta ndaj këtë moment me ju. ‘Rama, jep dorëheqjen’ është një kor që më shoqëron,” shprehet ai në video.

Kryeministri shtoi se do të dalë para publikut pas mbledhjes së planifikuar në orët e paradites, ndërsa në përshkrimin e videos shkroi se po përgatitej me “audio live” nga bulevardi ku po zhvillohej protesta.

Në ekranin e kompjuterit të tij shihej edhe një pjesë e fjalimit që pritet të mbajë, ku i drejtohet qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestë, përfshirë edhe ish-mbështetës të Partisë Socialiste.

Publikimi i videos ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar si mesazhin e kryeministrit, ashtu edhe situatën e krijuar gjatë protestës.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *