Skip to content

Rikthehet Rusia në kompeticionet e FIFA-s, ja turneu i parë pas përjashtimit në 2022!

Rusia rikthehet në një turne të FIFA-s, ja ku do të luajë për herë të parë pas vitit 2022

 

Rusia pritet të rikthehet në një kompeticion të FIFA-s për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022. Përfaqësuesja U15 është përfshirë në turneun e ri FIFA U-15 World Cup & Festival, i cili do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit nga 24 deri më 30 tetor.

 

Kompeticioni do të luhet në formatin 8 kundër 8 dhe do të mbledhë përfaqësuese të moshës U15 nga federatat anëtare të FIFA-s.

 

Përfshirja e Rusisë vjen pas një periudhe të gjatë mungese në turnetë ndërkombëtarë. Pas përjashtimit të ekipeve ruse nga FIFA dhe UEFA në vitin 2022, në vitin 2023 u hoq pezullimi për ekipet U17, ndërsa pjesëmarrja në këtë turne të ri shënon një rikthim të rëndësishëm për ekipet e moshave.

 

Skuadra ruse U15 do të përballet në grup me Turqinë, Afganistanin, Xhibutin, Sierra Leonen dhe Sudanin.

 

FIFA ka deklaruar se turneu synon zhvillimin e futbollit të të rinjve. Edicioni i vitit 2026 do t’u kushtohet djemve, ndërsa në vitin 2027 është planifikuar kompeticioni për vajzat. Nga viti 2028, synohet zhvillimi i të dyja turneve çdo vit.

 

Published inNews Shqip