Skip to content

Rrebeshe dhe shtrëngata në të gjithë vendin, meteorologia Lajda Porja tregon çfarë pritet

Kthehen reshjet dhe shtrëngatat, ja si do të ndryshojë moti gjatë ditëve në vijim

Java do të nisë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta, por nga e enjtja pritet një ndryshim i kushteve atmosferike. Sipas meteorologes Lajda Porja, përkeqësimi do të jetë më i ndjeshëm të premten, kur reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.

Ditët e para të javës do të karakterizohen nga mot kryesisht i kthjellët. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë mesditës temperaturat pritet të arrijnë deri në 28–29 gradë Celsius.

Deri të enjten, kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme, megjithëse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë.

Ndryshimi i motit do të nisë gjatë së enjtes, kur vranësirat do të shtohen gradualisht. Në orët e vona të ditës priten reshje të pakta, kryesisht në zonat veriore të vendit.

**E premtja, dita më problematike**

Përkeqësimi do të bëhet më i dukshëm të premten, kur reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin. Në disa zona, ato mund të jenë në formën e rrebesheve dhe të shoqërohen me shtrëngata.

Reshjet do të vijojnë edhe të shtunën, por me intensitet më të ulët. Ndërsa të dielën pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike, duke sjellë rikthimin e motit më të qëndrueshëm.

Published inNews Shqip