Skip to content

Vendim i ri nga Haxhiu, ja çfarë pritet të ndodhë me zgjedhjet

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president të zgjedhur?

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim mbi ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor.

Kërkesa është dorëzuar më 5 tetor, një ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri. Haxhiu kërkon të përcaktohet se kush dhe në çfarë mënyre mund t’i ushtrojë kompetencat e nevojshme të kreut të shtetit nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Zyrës së Presidentes, kërkesa është bërë duke u bazuar në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 të Kushtetutës së Kosovës.

“Është kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentes.

Kërkesa e Haxhiut vjen në një moment kritik për institucionet e Kosovës, pasi afati për zgjedhjen e presidentit të ri përfundon më 6 tetor.

Published inNews Shqip