Skip to content

Samir Mane largohet pas disa orësh nga SPAK, zbardhen detaje për Ballukun

Biznesmeni Samir Mane është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për rreth dy orë, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku” dhe veçanërisht me një vilë luksoze në kompleksin “Green Coast”, në Palasë.

Mane ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 18:00. Në të njëjtën ditë në Prokurorinë e Posaçme janë paraqitur edhe arkitektët Alban dhe Olsi Eftimi, drejtues të studios “Atelier 4”. Sipas burimeve të raportuara, dëshmia e tyre lidhet me verifikimet për vilën nr. 188/1 në Palasë, e cila është sekuestruar nga SPAK.

Hetuesit po shqyrtojnë dyshimet se kjo pronë mund të jetë lidhur në mënyrë të fshehtë me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në fokus të hetimit janë edhe dokumentet dhe komunikimet elektronike të gjetura gjatë kontrolleve në ambientet e studios “Atelier 4”.

Në materialet e sekuestruara, sipas raportimeve mbi dosjen hetimore, janë gjetur projekte arkitekturore, planimetri dhe dokumente që lidhen me mobilimin dhe punimet në vilën e Palasës. Gjithashtu janë evidentuar komunikime mes Alban Eftimit dhe Ballukut, përfshirë materiale që lidhen me ndryshimet e projektit dhe elemente të arredimit.

Në disa prej dokumenteve përmenden detaje të projektit, si pishina infinity, vaska të nxehta, përdorimi i drurit tik dhe mermerit, si dhe plane të ndryshme të kateve dhe ambienteve të vilave.

Sipas dyshimeve të pasqyruara në hetim, ndërtimi fillestar i vilës dyshohet se është financuar nga ish-futbollisti Igli Tare, ndërsa punimet e mëvonshme dhe ndërtimi i pishinës lidhen me biznesmenin Arbër Abazi, administrator i kompanisë “Alko Impex General Construction”.

Dokumentet e sekuestruara në “Atelier 4”, sipas raportimeve, përmbajnë të dhëna për pagesa të kryera nga kompania e Abazit, me vlera që variojnë nga rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro.

Hetimet kanë përfshirë edhe lidhjet e kësaj prone me kompleksin “Green Coast”, ku ndodhet vila e sekuestruar. Në një fazë të mëparshme, BKH ka ush

Published inNews Shqip