Rusia ka prezantuar raketën e saj më të re balistike ndërkontinentale, “Sarmat”, e cilësuar si një nga armët më të fuqishme në arsenalin ushtarak rus. Pas testimeve të fundit të suksesshme, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se sistemi pritet të hyjë në përdorim operacional brenda një periudhe të shkurtër.
Sipas mediave ndërkombëtare, “Sarmat” është projektuar për të zëvendësuar raketën sovjetike R-36M2 “Voevoda”, e njohur nga NATO me emrin “Satan”. Raketa konsiderohet pjesë thelbësore e strategjisë bërthamore të Rusisë dhe është ndërtuar për të transportuar koka bërthamore në distanca shumë të gjata.
Raportohet se sistemi ka kapacitete të avancuara, duke përfshirë shpejtësi shumë të larta dhe mundësi goditjeje në objektiva të largëta, çka e bën atë një nga projektet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit për Moskën. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se zhvillimi i kësaj rakete përfaqëson një mesazh të fortë strategjik në arenën ndërkombëtare.