Skip to content

Shpërthim në një pallat, ja çfarë dihet deri tani

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një pallat banimi në Neuchatel, në veriperëndim të Zvicrës. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt spitalit.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë të ditura. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Pas shpërthimit, në një prej apartamenteve të ndërtesës ka rënë zjarr. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta vënë flakën nën kontroll.

Zona përreth pallatit është mbajtur e rrethuar për disa orë, ndërsa autoritetet kanë vijuar punën në vendngjarje.

Pamjet e publikuara nga transmetuesi publik zviceran RTS tregojnë flakë dhe re të dendura tymi që dalin nga dritaret e një apartamenti në katin e parë. Nga shpërthimi, fasada e ndërtesës ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Published inNews Shqip