Një grup prej 12 kongresmenësh dhe senatorësh amerikanë, republikanë dhe demokratë, i kanë bërë thirrje Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që SHBA-ja të mos reduktojë praninë e saj ushtarake në Kosovë.
Në një letër drejtuar Rubios, ligjvënësit shprehin shqetësim lidhur me raportimet se administrata e Presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së një pjese të trupave amerikane nga misioni i KFOR-it.
Sipas tyre, një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane mund të ndikojë në stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në një periudhë kur situata politike mbetet e ndjeshme dhe ndikimi i aktorëve të huaj vazhdon të jetë i pranishëm.
Ligjvënësit amerikanë argumentojnë se ruajtja e nivelit aktual të forcave amerikane në Kosovë është e rëndësishme për interesat e sigurisë së SHBA-së dhe për stabilitetin rajonal.
Në letër thuhet gjithashtu se një tërheqje e trupave amerikane mund të ndikojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të krijojë më shumë hapësirë për aktorë që synojnë të
