Skip to content

Sulm i rëndë ndaj doktorit të njohur shqiptar, i zunë pritë sapo doli nga banesa dhe e goditën me shkopinj bejsbolli (EMRI)

Sulm ndaj mjekut në Mirditë, tre persona të maskuar i zënë pritë dhe e dhunojnë me shkopinj bejsbolli

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e sotëm në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës, pasi tre persona të maskuar dyshohet se i kanë zënë pritë pranë banesës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, autorët ishin të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe dyshohet se mbanin edhe armë. Ata e kanë sulmuar mjekun në momentin kur ai po dilte nga shtëpia për t’u nisur drejt vendit të punës.

Gjatë ngjarjes, personat e dyshuar e kanë goditur fizikisht Prengën dhe i kanë marrë telefonin celular. Pas sulmit, mjeku është transportuar me urgjencë në spitalin e Mirditës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen e tij shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve të pësuara.

Ndërkohë, motivet e sulmit mbeten të paqarta. Pritet që Policia të japë detaje zyrtare për ngjarjen dhe të punojë për identifikimin e tre personave të dyshuar.

Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e dhunimit dhe arsyet që qëndrojnë pas këtij sulmi ndaj mjekut.

Published inNews Shqip