Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Teksa protesta vazhdon, Edi Rama largohet për një vizitë zyrtare jashtë Shqipërisë

Posted on June 14, 2026 by admin

 

Kryeministri Edi Rama është parë mëngjesin e kësaj të diele në aeroportin e Bazelit, në Zvicër. Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë shqiptare shfaqet duke lëvizur në ambientet e aeroportit i shoqëruar nga një efektiv policie.

Vizita e tij në Bazel lidhet me pjesëmarrjen në Art Basel, një prej ngjarjeve më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë, ku Rama është pjesë e programit zyrtar me një projekt artistik personal.

Udhëtimi vjen në një moment kur në Shqipëri vijojnë protestat kundër qeverisë për projektin e investimit në Zvërnec. Demonstratat, që kanë hyrë në javën e tretë, kanë mbledhur mijëra qytetarë që kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë rishikimin e vendimeve të marra nga ekzekutivi.

Sipas programit të Art Basel, Rama prezantohet në seksionin publik “Parcours” me veprën “Societe A”, një skulpturë monumentale e frymëzuar nga vizatimet dhe skicat që ai ka realizuar gjatë ushtrimit të detyrës si Kryeministër.

Organizatorët e ekspozitës e përshkruajnë projektin si një ndërthurje mes angazhimit politik dhe krijimtarisë artistike. Vizatimet e realizuara gjatë mbledhjeve, takimeve dhe proceseve të punës janë transformuar në një vepër skulpturore me përmasa të mëdha.

Vepra është krijuar përmes një procesi që nis me skicat e punuara me dorë, vijon me modelimin përmes teknologjisë së printimit 3D dhe përfundon me derdhjen në bronz. Skulptura, mbi dy metra e lartë, është konceptuar si një hapësirë e hapur për ndërveprim dhe komunikim publik.

Përveç skulpturës, në ekspozitë paraqiten edhe një sërë vizatimesh origjinale të Ramës, të realizuara në dokumente zyrtare, kalendarë pune dhe materiale të tjera të përdorura gjatë aktivitetit të tij institucional.

Post Views: 2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Vrasje me thikë pas konfliktit familjar, 27-vjeçari mbetet i vrarë
  • Teksa protesta vazhdon, Edi Rama largohet për një vizitë zyrtare jashtë Shqipërisë
  • Protestuesi paralajmëron SPAK-un: Veproni ndaj politikanëve të korruptuar para se të reagojë populli
  • Kafja pasdite: E dëmshme apo e dobishme? Ekspertët japin përgjigjen
  • Ish-ministri socialist del kundër Ramës: Kërkon urgjentisht dorëheqjen e kryeministrit

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme