Skip to content

Temperaturat në rritje, vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë: Ja sa pritet të shkojnë nesër

Instituti i Gjeoshkencave ka ngritur alarmin për rritjen e rrezikut të zjarreve në disa zona të Shqipërisë, për shkak të valës së të nxehtit dhe motit të thatë që po mbizotëron në vend.

Sipas parashikimeve, niveli më i lartë i rrezikut pritet të regjistrohet të premten në jugperëndim të qarkut të Shkodrës dhe në verilindje të qarkut të Fierit, ku temperaturat e larta dhe mungesa e lagështisë krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e flakëve.

Rrezik i moderuar parashikohet në qarqet e Lezhës, Durrësit dhe në pjesë të qarkut të Fierit, ndërsa Tirana, Elbasani, Berati, Vlora dhe Gjirokastra mbeten në nivel më të ulët rreziku.

Sinoptikanët bëjnë me dije se temperaturat maksimale gjatë së premtes do të arrijnë deri në 34°C, ndërsa ato minimale nuk do të zbresin nën 22°C, duke sjellë net dhe mëngjese të ngrohta.

Nga ana tjetër, gjatë pasdites së të enjtes dhe përgjatë së premtes priten reshje të dobëta shiu, herë pas here me intensitet mesatar dhe të shoqëruara me shtrëngata në qarqet e Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë sporadike dhe me intensitet të ulët.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *