Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale po tërheq vëmendje të madhe, pasi shfaq një grup të rinjsh duke protestuar para hyrjes së një ndërtese në Nju Jork, në momentin kur aty po mbërrinte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në pamjet e publikuara online, protestuesit dëgjohen duke thërritur me zë të lartë “Mafia, mafia!”, ndërsa Rama po i drejtohej hyrjes së godinës.
Kryeministri shfaqet i shoqëruar nga pjesëtarë të ekipit të tij të sigurisë. Në një moment, disa prej protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të tij, ndërsa situata është filmuar dhe shpërndarë më pas në rrjetet sociale.
