Skip to content

Tensione dhe dhunë në rrugët e Tiranës, reagon për herë të parë Edi Rama

Rama nga Luksemburgu: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga Luksemburgu se Shqipëria pritet të mbyllë një tjetër kapitull në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i qeverisë u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se synimi i Shqipërisë është të avancojë me ritme të shpejta dhe të mbyllë sa më shumë kapituj brenda këtij viti.

Rama bëri të ditur se gjatë vizitës ka zhvilluar edhe disa takime, të cilat i cilësoi inkurajuese për hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE.

“Jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare synon të respektojë afatet e përcaktuara për procesin e negociatave dhe të arrijë rezultate të tjera gjatë muajve në vijim.

Sipas Ramës, me mbylljen e kapitullit të radhës, numri i kapitujve të përfunduar do të arrijë në katër. Kryeministri nuk dha një shifër përfundimtare se sa kapituj mund të mbyllen deri në fund të vitit, por u shpreh se objektivat e qeverisë janë ambicioze.

“Synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet”, u shpreh Rama.

Procesi i negociatave mbetet një nga hapat kryesorë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Published inNews Shqip