Skip to content

World News

Tërmet i fuqishëm 6.3 ballë godet Rusinë, ja ku ishte epiqendra

Posted on June 19, 2026 By admin No Comments on Tërmet i fuqishëm 6.3 ballë godet Rusinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi të premten Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke qenë lëkundja më e fundit në një seri aktivitetesh sizmike të regjistruara në rajon.

Sipas degës rajonale të Shërbimit të Unifikuar Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave, tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 15.4 kilometrash.

Epiqendra e tij u lokalizua rreth 183 kilometra larg qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e rajonit Kamchatka. Lëkundjet u ndjenë edhe në këtë qytet portual.

Pak më herët, në brigjet e Kamchatka-s ishte regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 5.6 ballë. Sipas autoriteteve, megjithëse kishte magnitudë më të ulët, ai u ndje më fort në disa zona të banuara.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Post Views: 27
News Shqip

Post navigation

Previous Post: Hita: Fundi i “gjuetisë” së gjobave, nis epoka e monitorimit inteligjent
Next Post: E pret shalqinin dhe vëren çarje brenda? Ja çfarë mund të tregojë kjo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Pesë kërkesat e protestuesve bëhen publike
  • Mjeku zbulon arsyet: Pse duhet shmangur puthja e të vdekurit
  • Zbulim i ri që po habit mjekët: sa orë gjumë u duhen të moshuarve për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm
  • Ja cilat janë 4 pajisjet që nuk duhet t’i lidhni kurrë me një prizë zgjatuese
  • Pas tre vajzave, Shpresa bëhet nënë e një djali: Zbulon pse bashkëshorti nuk i shkoi në maternitet

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

Copyright © 2026 World News.

Powered by PressBook WordPress theme