Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të martë në Shqipëri, duke u ndier në zonën përreth Lushnjes.
Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, lëkundja është regjistruar rreth orës 15:56. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 1 kilometër në veri-verilindje të Lushnjes, ndërsa distanca nga Elbasani ishte rreth 36 kilometra në drejtim të jugperëndimit.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme të shkaktuara nga lëkundja.

