Skip to content

TRAGJEDI E RËNDË/ E reja shtatzënë humb jetën gjatë rrugës drejt Tiranës, zbardhen detajet e dhimbshme

TRAGJEDI NË POGRADEC/ 37-VJEÇARJA SHTATZËNË HUMBET JETËN, U RËNDUA GJATË TRANSPORTIT DREJT TIRANËS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec, ku një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Mësohet se gruaja ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të disa problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve të kryera, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohej drejt Tiranës, me qëllim marrjen e një trajtimi më të specializuar.

Por gjatë transportit, në afërsi të Elbasanit, gjendja e 37-vjeçares është përkeqësuar ndjeshëm. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka shfaqur të vjella dhe dyshohet se mund të ketë pësuar një hemorragji të brendshme.

Pavarësisht përpjekjeve, 37-vjeçarja ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në përkeqësimin fatal të gjendjes së saj.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të zbardhen pas veprimeve procedurale nga autoritetet dhe kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore.

Published inNews Shqip