Skip to content

Tragjedi në Erie: 45-vjeçari u merr jetën 8 personave, mes tyre edhe vajzës së tij shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Erie-t, në Pensilvani të SHBA-së, ku një 45-vjeçar vrau tetë persona, mes tyre vajzën e tij shtatzënë dhe dy nipërit e vegjël, përpara se t’i jepte fund jetës.

 

Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet, në mesin e viktimave ishte Angelina Stone, 24 vjeçe, e cila ishte në pritje të një fëmije. Tragjedia mori edhe jetën e dy fëmijëve të saj, përkatësisht një dhe pesë vjeç.

 

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal. Autoritetet po trajtojnë rastin si një krim të rëndë, ku humbën jetën gjithsej tetë persona, ndërsa autori kreu vetëvrasje pas vrasjeve.

 

Published inNews Shqip