Skip to content

Tragjedi në Greqi, 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në garën e shpejtësisë për TikTok, 2 të tjerë plagosen

Tragjedi në Athinë, 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në aksident, dyshohet se po bënin garë shpejtësie për TikTok

 

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të së enjtes në Glyfada të Athinës, ku tre të rinj nga Fieri kanë humbur jetën dhe dy të tjerë, të dy 18 vjeç, janë plagosur.

 

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, kur automjeti me pesë të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një hoteli, në kryqëzimin e bulevardit Poseidonos me rrugën Kalypsous.

 

Dy të mbijetuarit u dërguan në spital, ndërsa njëri prej tyre raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Televizioni grek MEGA raportoi se autoritetet dyshojnë që të rinjtë mund të kenë qenë duke zhvilluar një garë shpejtësie me një makinë tjetër. Gjithashtu, po hetohet mundësia që ata të kenë regjistruar një video për TikTok në momentin e aksidentit.

 

Megjithatë, deri tani policia greke nuk ka gjetur prova që konfirmojnë përfshirjen e një automjeti të dytë. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po mbledhin dëshmi për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

 

Published inNews Shqip