Skip to content

Tragjedi në Kosovë: Tre persona humbin jetën brenda një dite

Tri ngjarje tragjike janë regjistruar gjatë së hënës në Kosovë, ku tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme në Fushë Kosovë, Gjilan dhe Dragash.

Rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Pajazit Islami”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14:10 në fshatin Dobërçan të Gjilanit. Sipas policisë, një burrë ka humbur jetën pasi ka rënë në një pus gjatë kohës që po e pastronte. Trupi i tij është nxjerrë nga zjarrfikësit, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendngjarje. Edhe në këtë rast, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ngjarja e tretë ka ndodhur në mbrëmje në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një person humbi jetën pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas të dhënave të policisë, viktima dyshohet se kishte pësuar plagë nga një mjet i mprehtë. Ai u dërgua fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, por mjeku kujdestar konstatoi se kishte ndërruar jetë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin në Dragash ndodhet në arrati, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *