Skip to content

Tragjedi në rrugë, identifikohen dy viktimat e aksidentit

Aksident tragjik në Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Policia bën me dije se në aksin rrugor “Mollas–Gostimë” janë përfshirë në aksident automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Q. Ç., rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit Q. Ç., si dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi D. T., rreth 22 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe trishtim te familjarët e viktimave.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *