Skip to content

Gani Geci publikon videon e vjetër me Vjosa Osmanin: “Këto fjalë nuk do t’i pëlqejnë

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, Vjosa Osmani garoi si kandidate e LDK-së për postin e kryeministres së Kosovës. Në të njëjtën kohë, ajo u zgjodh edhe nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, pas zgjedhjeve nisën përplasjet mes Osmanit dhe strukturave drejtuese të partisë. Ajo u pozicionua në mbështetje të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ndërsa vendimi i saj për të mos votuar Qeverinë Hoti dhe mosrespektimi i qëndrimeve të LDK-së sollën pasoja politike brenda partisë.

Pas kësaj, shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së votuan për largimin e saj nga pozitat drejtuese në parti.

Tash, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përgatitjeve për zgjedhje të jashtëzakonshme, Vjosa Osmani ka ndarë rrugët me LDK-në. Ajo ka paralajmëruar krijimin e një iniciative të re politike me të cilën pritet të garojë në zgjedhje, por ende nuk ka bërë të ditur nëse do të kandidojë e vetme apo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkohë, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka publikuar në Facebook një video të vjetër me Vjosa Osmanin, e cila ka nxitur reagime.

Në këtë video, Osmani dëgjohet duke deklaruar: “Ditën që nuk jam në LDK, nuk do të jem në politikë”.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *