Skip to content

Tragjedi në rrugë: Tre shqiptarë humbin jetën në aksident gjatë udhëtimit drejt Gjermanisë

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike ka tronditur një familje nga Kosova në Gjermani, ku tre persona kanë humbur jetën gjatë kthimit nga Kosova.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik bashkëvendasi i tyre, Qerim Rexhepi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident tragjik në Gjermani, ku kanë humbur jetën vëllezërit tanë gjatë kthimit nga Kosova. Viktimat janë Tahiri, 61 vjeç, djali i tij Gentiani, 34 vjeç, si dhe Laurenti, 16 vjeç, djali i Bardhylit”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, banorët e lagjes Nuhaj në Komogllavë dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e rëndë.

Autoritetet gjermane ende nuk kanë bërë publike detaje lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *