Skip to content

U nisën nga Kosova në orën 23:30, familja Aliu rrëfen detajet e aksidentit

Tre mërgimtarë nga Ferizaj humbin jetën në aksident tragjik në Gjermani, mes tyre babë e bir

 

Familja Aliu ka konfirmuar lajmin e rëndë për aksidentin tragjik të ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt.

 

Sipas familjarëve, viktimat ishin nisur nga Kosova të mërkurën rreth orës 23:30, me destinacion Gjermaninë, ku jetonin prej vitesh. Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

 

Familja ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet e deritanishme, dyshohet se bëhet fjalë për një vetaksident. Në automjet ndodheshin vetëm tre personat që humbën jetën dhe nuk kishte pasagjerë të tjerë.

 

Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, të gjithë nga Komogllava e Ferizajt.

 

Për ngjarjen kanë raportuar edhe autoritetet gjermane, të cilat kanë konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik. Megjithatë, në njoftimin zyrtar nuk janë bërë publike identitetet apo shtetësia e viktimave.

 

Ndërkohë, rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes tragjike.

 

Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Aliu ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e Komogllavës, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për këtë humbje të rëndë.

 

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *