Skip to content

TRAGJEDI NË VELIPOJË/ Kosovari humb jetën pasi mbytet në det

TRAGJEDI NË VELIPOJË/ 68-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e së hënës në plazhin e Velipojës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:15, në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima, shtetasi kosovar me inicialet S. B., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ishte duke u larë në det.

Pavarësisht ndërhyrjes për t’i dhënë ndihmën e parë, 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Policia vijon verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Published inNews Shqip