Një 52-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën të enjten në një aksident tragjik në vendin e punës, në Oranienburg të Gjermanisë.
Sipas raportimeve, T.M. ka rënë nga skela e katit të katërt të një objekti. Për shkak të plagëve të rënda të marra nga rënia, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga familjarët.
Pas aksidentit, autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të hetimeve po verifikohen edhe kushtet e sigurisë në kantier, përfshirë nëse janë respektuar të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve.
Autoritetet pritet të përcaktojnë përgjegjësitë dhe nëse kompania që kryente punimet kishte përmbushur detyrimet ligjore për sigurinë në vendin e punës.
