Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” të Fierit, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
Viktima është identifikuar si **Flamur Braçe, 74 vjeç**. Sipas informacioneve paraprake, ai jetonte i vetëm dhe ishte i paralizuar.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
