AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË! Humb jetën 34-vjeçari pasi makina doli nga rruga 😢
Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja u regjistrua rreth orës 11:10 në aksin rrugor Panaja–Novoselë.
Mësohet se 34-vjeçari me inicialet A.H., banues në Novoselë, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit gjatë lëvizjes. Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur fuqishëm me një mur.
I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.