Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi ka reaguar ndaj zërave për përçarje apo ndryshim lidershipi brenda Partisë Socialiste, duke dalë hapur në mbështetje të kryeministrit Edi Rama.
Sipas saj, aktualisht nuk ekziston asnjë arsye që PS të mendojë për ndryshim lideri, pasi Rama po e udhëheq partinë drejt fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje dhe po forcon pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Bylykbashi theksoi se sukseset elektorale të socialistëve tregojnë qartë se drejtimi aktual është në “rrugën e duhur”, ndërsa shtoi se përfitimet nga kjo qasje ndihen edhe nga qytetarët shqiptarë.
Deputetja u ndal edhe te debati i brendshëm në PS, duke deklaruar se mendimet ndryshe dhe kritikat janë të mirëpritura brenda partisë. Sipas saj, “Rilindja” përfaqëson një koncept modern të Partisë Socialiste, ku secili ka lirinë të shprehë qëndrimet e veta.