Skip to content

Tragjike! Vdes një mërgimtar nga Kosova, zbulohet identiteti i tij

Një 54-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident tragjik trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të qytetit Vantaa, në Finlandë.

Sipas policisë finlandeze, aksidenti ka ndodhur gjatë një ndërrimi korsie, kur një veturë është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga viktima. Përplasja ka qenë e rëndë dhe motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi, 54 vjeç.

Në vendin e aksidentit kanë intervenuar policia, ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës, të cilat janë njoftuar rreth orës 12:29.

Autoritetet finlandeze dyshojnë se drejtuesi i veturës ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai po hetohet për drejtim të rëndë të mjetit nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia.

Published inNews Shqip