Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

TRONDITËSE: Djali humb jetën në aksident, babai kryen akt ekstrem ndaj shoferit!

Posted on May 7, 2026 by admin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kretën, ku një 54-vjeçar dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri një 20-vjeçar në zonën e Amoudaras, Iraklio, për motive hakmarrjeje.

 

Sipas mediave greke, autori i kishte ngritur pritë të riut, duke i bllokuar rrugën me automjet dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. I riu tentoi të shpëtonte duke u larguar me vrap, por agresori e ndoqi dhe vijoi të qëllonte deri sa ai mbeti i pajetë pranë një objekti me dhoma me qira.

 

Viktima u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar të Iraklios, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Familja e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

 

Pas ngjarjes, 54-vjeçari u paraqit vetë në polici dhe pranoi krimin. Autoritetet kanë nisur procedurat ndaj tij për vrasje të rëndë.

 

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja lidhet me një aksident të ndodhur në vitin 2023, ku djali 17-vjeçar i autorit humbi jetën pas disa ditësh në spital. Që prej asaj kohe, ai dyshohet se fajësonte 20-vjeçarin për humbjen e të birit.

 

Policia ka ndaluar edhe bashkëshorten e autorit, pasi dyshohet se ndodhej në vendin e ngjarjes dhe mund të ketë pasur rol në krim.

 

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi.

Post Views: 119

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Mësuesja nga Shkupi ndërron jetë gjatë procesit mësimor
  • Avokati i njohur bën paralajmërim të fortë për Edi Ramën, zbulon detaje që pritet të nxisin debat
  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme