Skip to content

Tronditëse: Vritet bashkë me gruan në atentat del VIDEO e Kreshnik Mujecit!

TRONDITET LEZHA – Atentat i dyfishtë në Balldre, humbin jetën 39-vjeçari dhe bashkëshortja e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Balldres në Lezhë, ku 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij mbetën viktima të një atentati.

Mujeci njihej si një nga mbështetësit më aktivë të banorëve të Rrjollit, të cilët prej muajsh kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në tokat e tyre, duke pretenduar se po u merren padrejtësisht.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një video e fortë, ku Mujeci u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë në mbrojtje të tokave. Ai shfaqet i vendosur, duke apeluar për rezistencë dhe unitet.

“Amanet o gjaku i shqiptarit, mos t’i lëmë këta të luajnë me tokat tona. Mbani mend çfarë po ju thotë malësori i Kelmendit”, dëgjohet të thotë ai në video.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa priten më shumë detaje nga autoritetet për rrethanat dhe autorët e atentatit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *