Skip to content

E zhdukur prej 6 muajsh, gjendet trupi i pajetë – misteri që trondit zonën!

Gjendet një trup i pajetë në zonën e Çardhakut në Moravë. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se kishte humbur prej rreth 6 muajsh dhe është zbuluar mbrëmjen e sotme.

Personi është identifikuar dhe rezulton të jetë një endacak. Nga këqyrja e parë nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Sipas raportimeve, trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar kohën e saktë të vdekjes.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *