Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

TRONDITJE E RE NË FAMILJEN E LIRIDONA ADEMAJT – DALIN ME NJË LUTJE PREKËSE!

Posted on April 25, 2026 by admin

Familja e Liridona Ademajt ka bërë një apel publik drejtuar mediave në Shqipëri, duke kërkuar që të mos publikohen videot nga provat e rastit që janë paraqitur në gjykatë.

Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës, theksoi se këto materiale janë përdorur vetëm për të dëshmuar dhe vërtetuar krimin, dhe se publikimi i tyre në media nuk i shërben interesit publik.

Sipas tij, familja ka kërkuar edhe në Kosovë që prova të tilla të mos shpërndahen, duke hasur në mirëkuptim nga mediat vendase. Ai u bëri thirrje gazetarëve, komentuesve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që t’i largojnë këto video nga platformat e tyre dhe të mos i transmetojnë në televizione.

Familja thekson se qarkullimi i këtyre pamjeve dëmton dinjitetin e viktimës dhe krijon pasoja të rënda emocionale për fëmijët e saj, të cilët duhet ta kujtojnë nënën ashtu siç ishte në jetë, dhe jo përmes pamjeve të rënda.

Në fund të reagimit, ata kërkojnë mirëkuptim dhe respekt nga mediat dhe publiku për këtë situatë të ndjeshme.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava për vrasjen e Liridona Ademaj, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burg.

Post Views: 165

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Mësuesja nga Shkupi ndërron jetë gjatë procesit mësimor
  • Avokati i njohur bën paralajmërim të fortë për Edi Ramën, zbulon detaje që pritet të nxisin debat
  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme