Skip to content

Turqia tronditet nga një tërmet i fortë, qytetarët dalin të alarmuar

Tërmet 5 ballë në Turqi, panik te banorët – nuk raportohen viktima apo dëme

Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë goditi mëngjesin e së shtunës rrethin Batalgazi, në provincën Malatya të Turqisë juglindore, duke shkaktuar panik te banorët. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat fqinje, por sipas autoriteteve nuk janë raportuar viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti ndodhi rreth orës 06:20 dhe u ndje në Malatya, Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa.

“Pas tërmetit me magnitudë 5.0 nuk ka asnjë tregues për ndonjë situatë problematike. Ekipet tona vazhdojnë kontrollet në terren”, deklaroi AFAD.

Edhe ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, bëri të ditur se deri tani nuk është konstatuar asnjë zhvillim negativ, ndërsa autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë çdo raport që vjen nga zonat e prekura.

Kujtojmë se rajoni i Turqisë juglindore u godit rëndë në vitin 2023, kur një tërmet shkatërrues mori jetën e më shumë se 53 mijë personave dhe shkaktoi dëme të mëdha në dhjetëra qytete.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *