Skip to content

Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani për naftë dhe benzinë!

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja vlerat e reja

Në mbledhjen e zhvilluar më 9 prill 2026, Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve në vend.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (standardi SSH EN 590) do të jetë 210 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë 198 lekë për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës për konsumatorët do të jetë 173 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë 161 lekë për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi sot, më 9 prill, në orën 14:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në një vendim të ri të Bordit.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh, deri në pezullim të aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarim:

Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, parashikohet që në rast se çmimi i gazoilit tejkalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër, zbatohet 80% e akcizës. Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këtë prag, akciza do të aplikohet në nivelin e plotë, 100%.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *