Pas disa ditësh raportimesh dhe diskutimesh në rrjetet sociale, janë publikuar pamje që pretendohet se tregojnë përplasjen mes Joz Markut dhe Edi Kuçit.
Në videon që po qarkullon online, Jozi shfaqet së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa Edi përfshihet në një përplasje fizike me grupin. Në disa momente të videos shihen edhe goditje, ndërsa situata duket e tensionuar.
Publikimi i pamjeve vjen pas raportimeve të ditëve të fundit për një konflikt mes dy ish-banorëve. Edi ishte parë më herët në Tiranë me një fashë në kokë, duke nxitur edhe më shumë aludimet se dëmtimi mund të kishte lidhje me ngjarjen e përfolur.
Megjithatë, pamjet e publikuara nuk tregojnë të gjithë dinamikën e incidentit. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur para nisjes së përplasjes, si ka nisur konflikti apo çfarë ka ndodhur pas momentit të regjistruar në video.
Gjithashtu, nuk mund të konfirmohet vetëm nga këto pamje nëse dëmtimi i Edi Kuçit është shkaktuar gjatë këtij episodi.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse personat e përfshirë do të reagojnë dhe do të japin versionin e tyre për ngjarjen.
