Skip to content

Vjen lajmi që prisnin mijëra punëtorë! Zhvillim pozitiv për sektorin privat

Ka nisur zyrtarisht procesi i aplikimit për përfitimin e mbështetjes financiare prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat në Kosovë, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 të Qeverisë së Kosovës.

Aplikimi realizohet online përmes formularit zyrtar të publikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ku punëtorët e kualifikuar mund të paraqesin kërkesën e tyre për përfitimin e kësaj ndihme.

Sipas procedurave të parashikuara, pas dorëzimit të aplikimit do të kryhet verifikimi i të dhënave të secilit aplikues. Ky proces përfshin kontrollin e identitetit, saktësinë e informacionit të deklaruar dhe të dhënat e llogarisë bankare ku do të transferohen mjetet.

Vetëm pas përfundimit të verifikimeve dhe konfirmimit të aplikimeve të rregullta do të nisë ekzekutimi i pagesave për përfituesit.

Sipas informacioneve të publikuara, transferimi i mjeteve pritet të bëhet menjëherë pas përmbylljes së procesit të verifikimit. Për këtë arsye, qytetarët këshillohen që gjatë aplikimit të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat e kërkuara, pasi çdo pasaktësi ose gabim mund të çojë në refuzimin e kërkesës ose vonesa në pagesë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *