Skip to content

ZJARR I FUQISHËM NË PUKË/ Flakët përfshijnë malin dhe djegin një banesë

ZJARR I FUQISHËM NË PUKË/ Flakët përfshijnë masivin pyjor, digjet edhe një banesë

Situata paraqitet shqetësuese në malin e Tërbunit, në Pukë, ku një vatër zjarri vijon të përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Flakët kanë përfshirë edhe një banesë të braktisur në lagjen Pezhve, në pronësi të Ali Bajramit, ndërsa zjarri po përparon drejt masivit me pisha të zeza.

Terreni i thepisur dhe i vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke e bërë të komplikuar operacionin për shuarjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur zonat përreth.

Ndërkohë, flakët vijojnë të avancojnë në masivin pyjor, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë mundësitë për ndërhyrje në zonat më të prekura.

Published inNews Shqip