SHPËRTHEN BOMBA në prag të finales së Big Brother VIP Albania! Teksa publiku është “mbërthyer” pas ekranit për natën vendimtare, një tjetër mister ka marrë fund njëherë e mirë: kush do ta drejtojë spektaklin sezonin e ardhshëm?
Pas ditësh të tëra aludimesh dhe zërash që “zienin” në rrjet, vjen reagimi që askush nuk priste! Vetë Ledion Liço ka thyer heshtjen dhe ka dhënë përgjigjen përfundimtare.
I ftuar në Goca & Gra, ai “vulosi” gjithçka me një fjali të vetme që po bën xhiron e rrjetit:
“Po, do jem vitin që vjen në BBV. Shihemi!”
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të “shpërthejë”! Tashmë nuk ka më dilema – Top Channel i beson sërish timonin e spektaklit më të ndjekur në vend Ledionit.
Një rikthim që premton sezon edhe më të “nxehtë”, plot drama, surpriza dhe momente që do mbajnë publikun të gozhduar pas ekranit!


Be First to Comment