GJESTI DËNOHET ME BURGIM ME KUSHT DHE GJOBË/ Ja vendimi i Gjykatës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin ndaj këngëtarit Gjesti, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me përplasjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.
Sipas vendimit, Gjesti është dënuar me dy vjet burgim me kusht, si dhe me 6 mijë euro gjobë.
Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e këngëtarit kishte kërkuar që çështja të zgjidhej përmes një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Fillimisht, kjo kërkesë ishte kundërshtuar nga pala e dëmtuar, ndërsa më pas marrëveshja është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Vendimi është marrë në kuadër të procedurës gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjen mes Gjestit dhe Erkand Shabanit.
