Të martën, vendi do të përfshihet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë më të pranishme në zonat malore, veçanërisht në jug të vendit.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, si dhe me shtrëngata të izoluara në zonat jugore dhe juglindore.
Era do të fryjë nga drejtimi veri-verilindje me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo herë pas here mund të arrijë shpejtësinë deri në 17 m/s. Ndërkohë, në det pritet të ketë valëzim të forcës 3–4 ballë.
