Skip to content

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja maksimale të shitjes së karburanteve në Shqipëri, të cilat do të zbatohen nga kjo e mërkurë, 14 tetor.

 

Sipas vendimit të ri, nafta me pakicë do të shitet me një çmim maksimal prej 213 lekësh për litër, ndërsa benzina nuk do të kalojë 190 lekë për litër.

 

Ndërkohë, në tregun e shitjes me shumicë, çmimi maksimal i gazoilit është përcaktuar në 201 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 178 lekë për litër.

 

Çmimet e reja hyjnë në fuqi në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në vendimin e ardhshëm të Bordit, i cili do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimeve në varësi të zhvillimeve të tregut.

 

Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve që të respektojnë kufijtë e përcaktuar, duke paralajmëruar masa ndaj subjekteve që shkelin vendimin, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

 

Vendimi vjen në kuadër të masave të përkohshme për kontrollin e çmimeve të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në kushtet e situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve.

 

Published inNews Shqip