Gazetari Besar Bajraktaraj, në një komunikim për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka zbuluar detaje mbi planet e studentëve për vijimin e protestave në Tiranë.
Sipas tij, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku paraqitet skenari i protestuesve për ditët në vijim. Studentët pritet të mblidhen të enjten para Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Bajraktaraj bëri të ditur se, sipas njoftimit që po qarkullon, në rast se Rama nuk jep dorëheqjen, protestat pritet të vijojnë para Kuvendit dhe më pas të zhvendosen edhe drejt Presidencës.
Megjithatë, bëhet fjalë për informacione të raportuara nga gazetari dhe njoftime që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
